Thaçi: Nuk ka komb ”kosovar”, shqiptarët kudo që jetojnë janë një (Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi ka thënë se nuk ekziston një identitet i kombit Kosovar. Ky koncept nuk ekziston në kokat e shëndosha të asnjë njeriu në Kosovë dhe as në Shqipëri.

Thaçi tha se i pëngon kur dëgjon shpeshë që thonë në Shqipëri ”kosovarët” kjo nuk është e shëndosh, shqiptarët kudo që jetojnë janë një, janë një komb, kanë një gjuhë, kanë traditat, kulturën kanë një flamur kombëtar, flamuri shtetëror i Kosovës është diçka tjetër, është shprehur Thaçi.

Shperndaje