Alternativa Shqiptare, subjekti më i fort shqiptar në kumunën e Tuzit?!

Portali malësi.me ka arritur të ketë qasje në anketimin publik për teritorin e Komunës së Tuzit, që ka kryer një kompani prestigjioze nga Podgorica.

Ky anketim është bërë për nevojat e një subjekti qytetar, në prag të zgjedhjeve lokale, që do të mbahën më 26 nëntor të këtij viti në Tuz dhe në tre komunat tjera në Mal të Zi.Sipas rezultateve të këtij anketimi, Partia Demokratike e Socialistëve ka përkrahjen më të madhe, prej 38.6 % , ose 13 mandate.

Forcë e dytë renditet Alternativa Shqiptare me 25,6% ose 9 mandate. Ndoshta si rezultat i bashkimit me Iniciativën Qytetare si dhe me 3 subjekte tjera nga trevat tjera në Mal të Zi kanë ndikuar pozitivisht në rritje të dukshme te ky subjekt nacional.Lidhja Demokratike me këtë anketë paraqitet si forcëe e tretë me 6.6 % ose 2 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me 6.2 % ose 2 mandate, Demokratër 5.9 % ose 2 mandate, Partia Boshnjake me 4.8 % ose 1 mandat, Socialdemokratër 3.7 % ose 1 mandat, SDP 3.10 % ose nje mandat, SNP 3.% ose nje mandat, të tjët 2 %.

Në bazë të këtij anketimi, statusin në parlamentin lokal nuk do ta fitonte vetëm URA me 0,5 %.

Një veçori e kësaj ankete është se, pohon faktin se Alternativa Shqiptare mund të zvogëlohët për një madat, pra në 8, kurse Partia Demokratike e Socialistëve të shtohet me 1 mandat, pra të ketë 14 mandate./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!