Malazezët në Dinoshë protestojnë kundër hidrocentraleve në Cem

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Euronews i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në rajon, ku ka treguar se disa aktivistë malazezë të mjedisit janë nisur nga kryeqyteti i Malit të Zi drejt Lumit Cem në Dinoshë për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralve të vogla të planifikuara nga Qeveria e Shqipërisë në këtë lum, në anën shqiptare.

“Në protestën e mbajtur në Dinoshë, disa nga protestuesit mbanin pankarta ku shkruante: “Cemi është e ardhmja e fëmijve tonë. Mos ndërtoni hidrocentrale në Cem”. Kritikët kanë thënë se hidrocentralet janë duke rrezikuar lumenjtë e fundit të rrjedhshëm në Europë dhe njëri ndër ta është edhe lumi Cem”.

“Në anën shqiptare tashmë janë duke u ndërtuar disa hidrocentrale dhe protestuesit thonë se Shqipëria nuk ka kërkuar pëlqimin e autoriteteve në Mal të Zi për realizimin e këtij projektit”. /Malësia.ME/

Fotografia e Marjan Camaj

Fotografia e Marjan Camaj

Fotografia e Marjan Camaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!