Ujkaj pjesë e përfaqësueses së Kosovës

Siç njofton portali BotaSot hendbollistja nga Tuzi Suzana Ujkaj në të ardhmën do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Kosovës në hendboll për femra do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e kampionatit botëror. Hendbollistet e Kosovës do të kenë një grumbullim disaditorë në Luksemburg ku do të luajnë edhe dy ndeshje miqësore me Luksemburgun.

Në listën e selektorit Agron Shabani për dy ndeshjet miqësore figuron edhe emri i hendbollistes më të re të përfaqësueses së Kosovës Suzana Ujkaj.

Suzana është motra e hendbollistes së Buduqnost dhe përfaqësueses së Malit të Zi Dijana Ujkiq.

Lista e hendbollisteve të ftuara për miqësoret me Luksemburgun:
Dorentinë Osmani Follo (Norvegji)
Pranvera Ferataj Istogu
Albana Arifi Eslovs (Suedi)
Elma Kameri Istogu
Shkurta Mehmeti Shqiponja
Arlinda Krasniqi Istogu
Njomza Kelmendi Vushtrria
Albina Rugova Istogu
Aurora Shehdadi Istogu
Ardiana Merditaj Ottobeuren (Gjermani)
Mirela Gjikokaj Follo (Norvegji)
Leonora Demaj Sonderjyske (Danimarkë)
Melisa Maria Dermaku Nordheim (Gjermani)
Verona Zaskoku Rotweiss Thun (Zvicër)
Areta Istrefi Recklinghausen (Gjermani)
Suzana Ujkaj Istogu
Burneta Rama Vushtrria.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!