GEGAJ: Komuna në kuadër të kryeqytetit e pranueshme për pjesën më të madhe të qytetarëve!!!

Deputeti i DPS nga Malësia z. Nikolla Gegaj është shprehur sot për gazetën Pobjeda se për partinë që ai bënë pjesë, për koalicionin qeverisës në Tuz dhe një pjesë të opozitës ndryshimi i paketës ligjore që do ndryshoj statusin e Komunës Urbane të Tuzit është e pranueshme dhe zgjidhja më e mirë.

“Për ne të DPS, ligjet e propozuara janë zgjidhja më e mirë e mundshme dhe normalisht është e pranueshme, jo vetëm për DPS por edhe për partneret tonë të koalicionit në KU Tuz dhe një pjesë të opozitës dhe kështu edhe për pjesën më të madhe të qytetarëve” është shprehur Gegaj.

Siç raporton kjo gazetë, Gegaj spjegon tre shtyllat kryesore të Komunës në kuadër të kryeqytetit që siç shprehet ai i kanë të gjitha komunat në Mal të Zi, teritorin, buxhetin dhe kompetencat.

“Por, gjithsesi ne jemi në përparësi për arsye se do finansohemi nga buxheti i kryeqytetit, nga të ardhurat tona dhe nga buxheti i shtetit dhe gjithashtu do kemi edhe votën e dyfishtë, që do ju mundësoj qytetarëve të votojnë për listën në Tuz dhe për atë të Podgoricës” shprehet Gegaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!