Lazio ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit nga Presheva të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Klubi romak ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit Berat Gjimshiti, raporton e përditshmja italiane “La Repubblica”.
22-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Zurichun dhe nuk ka pranuar të vazhdoj atë edhe pse rinovimi iu është ofruar.Mbrojtësi shtatlartë ka zgjuar interesimin e gjigantit italian, Lazio, skuadër e cila dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Vlera e mbrojtësit sillet rreth katër milionë euro, por pasi është në vitin e fundit të kontratës Lazio mund ta transferojë për 1.5 milionë euro.