Dokumentarë: Kush janë miqtë shqiptarë të Presidentit Trump (Video)

Sonte në emisionin Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është shfaqur dokumentari “Misteri Trump” kushtuar zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Emisioni trajton edhe jetën e Presidentit të ri amerikan dhe njohjet e tij me shqiptarë të rëndësishëm.

Kush janë ata?

Shikojeni videon e mëposhtme.

Joseph J. Dioguardi:

Departamenti i shtetit ka qënë gjithmonë pro sllavëve nga fillimi. Unë duhet të ndyshoja këtë.Bile edhe senatori Baiden kur ishte udhëheqës i Komitetit për Marrëdhënie të jashtme të Senatit, shikojeni në YouTube, shikojeni se si prktikisht i bërtas tij, me 1998, kur ai e kishte tërë propagandën nga ”Tanjug”, ”Borba”, ”Politika” dhe unë i thosha ti nuk i di faktet këtu.Ju jeni duke dëgjuar mikrofonin e Beogrdit, nj mikrofon që shqiptarët nuk e kanë.

Iu deshën dy vjetë atij që të vendosë dhe më pas jemi takuar për darkë në vitin 2002, ku unë solla popullin shqiptar e kishim aty Pjetër Arbnorin, Rufi Osmanin, njerëz nga Presheva nga Mali i Zi nga Kosova, e kemi pasur Haradinajn i cili ishte i ulur afër Biden-it.

Në vitin 2002, 12- vjetori i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ndërsa Baiden aty u prezentua nga ish-kryetari i Bashkësisë së New York-ut,Bloomberg. Dhe çfrë thotë ai në fjalimin e tij, unë ia kam borxh Joe’s e Shirley-t ata më kanë ndezur dritën për të kuptuar se kush janë dhe kush është populli shqiptar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!