Erdogan kërcënon Evropën se mund të bashkohet në një bllok me Rusinë dhe Kinën

Presidenti turk, Tayyip Erdogan raportohet se ka thënë sot se Turqia nuk duhet të bashkohet me Bashkimin Evropian “me çdo kusht”, dhe në vend të kësaj mund të bëhet pjesë e bllokut të Shanhait, pjesë e së cilës janë Kina, Rusia, dhe shtetet Azisë Qendrore.

Reuters shkruan se anëtari i NATO-s, Turqia edhe pas 11 vjet bisedimesh me Bashkimin Evropian anëtarësimi në të është më larg se kurrë më parë. Liderët evropian kanë kritikuar shtetin turk për mungesën e demokracisë, dhe lirisë.

“Turqia duhet të ndihet e qetë. Nuk duhet të thotë ‘për mua Bashkimi Evropian duhet të arrihet me çdo kusht’, kjo është pikëpamja ime”, citohet të ketë thënë Erdogan nga gazeta Hurriyet pas një vizite që kishte bërë në Pakistan dhe Uzbekistan.

“Pse nuk duhet që Turqia të jetë pjesë e pesëshes së Shanghait? Ia kam thënë këtë edhe Putinit, dhe Nazarbayevit (presidentit të Kazakistanit), dhe atyre që janë pjesë e bllokut të Shanghait. Shpresoj se nëse ka ndonjë zhvillim pozitiv aty, mendoj nëse Turqia do të bashkohej me bllokun e Shanghait, do të kemi mundësi që të veprojmë në mënyrë më të lehtë”, thotë Erdogan.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!