Nënshkruhet Kodeksi për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Maqedoni

Para fillimit të nesërm të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, të gjitha koalicionet dhe partitë politike në Maqedoni nënshkruan Kodeksin me të cilin u zotuan për proes zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 11 subjekte politike – pesë koalicone dhe gjashtë parti. Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë, ndërsa në diasporë do të mund të votojnë 20.591 shtetas të Maqedonisë.

Kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski, theksoi se zgjedhjet korrekte dhe demokratike kontribuojnë në zhvillimin demokratik të shoqërisë. Ai shtoi se të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, me aktivitetet e tyre e vendosin fundamentin e demokracisë dhe kontribuojnë në ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor të vendit.

Kodeksin e nënshktuan kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në emër të BDI-së Izet Mexhiti, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, Menduh Thaçi nga PDSH-ja, Bilall Kasami nga BESA, Gëzim Ostreni nga Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, Ivon Veliçkovski nga PL-ja, Stojançe Angellov nga Dinjiteti në emër të Koalicionit VMRO për Maqedoninë, Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike për Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi-Blloku i tretë, Zdravko Savevski nga Levica (E majta), si dhe Muhamed Halili nga PPD-ja.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!