Program festiv në Tuz, me rastin 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË BASHKËPUNIM ME SHOQATAT “DEDË GJO LULI”, “RAPSHA”, “BESA”, “KOHA” DHE “ANSAMBLI SHQIPONJA”, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit,

ORGANIZON

Program festiv, me moton “TË BASHKUAR RRETH FLAMURIT”.

Mbremja festive mbahet në QKI Malësia, në Tuz, më 28 nëntor 2016, në ora 19.

Fjalën e rastit do ta mbajë Mark Junçaj, profesor i historisë, kurse me recitimin e poezisë “Jam Shqiptar Kosovar” do të prezantohen Studentët e Universitetit të Arteve (Fakulteti i Artit Skenik-Aktrim) nga Tirana, Lindita Çunmulaj, Kejdi Gishto, Ismail Shino, Oliver Ymeri.

Në vazhdim do t’ju argëtojnë Shoqëritë Kulturo Artistike nga Malësia dhe Grupi i vallëtarëve nga Gjimnazi “25 Maji”-Tuz.

Ju mirëpresim!

Me respekt,

KËSHILLI ORGANIZATIV

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!