Kajoshaj: Nuk vjen në konsiderat të marrim vetëm QKI ”Malësia”, do i marrim të gjitha ndërrmarrjet ose asnjë

Kryeqytetit kërkon nga Komuna e Tuzit që të marrë përsipër administrimin e QKI ”Malësia” ndërsa nga Komuna e Tuzit thonë se përsipër marrin të gjitha ndërrmarrjet ose asnjë.

Kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj deklaroi se nuk do të lejojënë që QKI ”Malësia” të mbyllet, por që nuk do të pranojnë të marrin përsipër vetëm këtë institucion.

Nëse duam kështu atëher do të marrim edhe ”Deponia” dhe të gjitha ndërrmarrjet tjera që funsionojnë në zonën tonë. Nuk është e drejtë nga ana e Kryeqytetit të na ofrojë të marrim përsipër vetëm institucionin kulturor dhe asgjë tjetër sepse ajo ka vetëm shpenzime dhe jo edhe fitime.

Kajoshaj tha se do të marrim përsipër të gjitha ose asnjë.

Meqenëse ata insistojnë që të marrim vetëm QKI ”Malësia”, kjo nuk vjen në konsideratë. Për shkak se na detyrojnë të mbyllim QKI ”Malësia”, dhe ti mbyllim të gjitha ndërrmarrjet në territorin tonë. A do ju konvenonte që të mbyllim Deponin. Thjesht që të eksperimentojmë pak edhe me Deponia. Nëse i marrim të gjitha ndërrmarrjet, mund ti mbyllim dhe pastaj ti hapim të rejat sepse ne tani jemi komunë e pavarur, tha Kajoshaj për Dan.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!