Koncert festiv në Tuz me rastin e 28 nëntorit -Ditës së Flamurit

SHKA “KOHA” nga Dinosha, për herë të katërt me radhë, me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, organizon koncert festiv.

Ky organizimi kësaj here bëhet në bashkëpunim me Komunen e Tuzit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, QKI “Malësia” në Tuz dhe është Manifestimi qendror i shqiptarëve në Mal të zi me rastin e kësaj feste.

Në koncert do të marrin pjesë:

SHKA “Koha” Dinoshë

SHKA “Besa” Triesh

SHKA “Ramadan Sharkiq” Tuz

SHKA “Rapsha” Drume – Hot

SHKA “Ded Gjon Luli” – Hot

SHKA “Liria” Milesh

SHKA “Deçiq” Tuz

Mysafir special SHKA “Maja e karajfilit” nga Vuthajt si dhe këngëtar dhe instrumentalista nga trevat tjera shqiptare.

Pasi është hera e parë që kjo festë shënohen në komunën e pavarur të Tuzit Ju ftojmë që të merrni pjesë në numër sa më të madh dhe ta zmadhoni këtë mbrëmje festive.

Koncerti do të mbahet të enjten me 28 NËNTOR 2019 me fillim në ora 20 në sallën e QKI “Malësia” në Tuz.

SHKA “Koha”-Dinoshë

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!