Edon Balidemaj nga Alternativa Shqiptare emërohet nënkryetar i komunës së Gucisë

0

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gucisë, Edon Balidemaj me 20 vota për është zgjedhur nënkryetar i komunës së Gucisë.

Balidemaj është nënkryetar i Alternativës Shqiptare dhe këtë detyrë e ushtroi edhe në fund të mandatit të kaluar.

Më poshtë mund të lexoni kumtesën për opinion të ASH-së – Guci:

Mbas procesit zgjedhor, çertifikimit dhe konstituimit te Kuvendit Komunal Guci, zgjedhjes se kryetares, sot jane zgjedhe edhe nenkryetaret e Komunes.

Njera nga funksionet i takonte subjektit tone dhe kete do ta ushtroj Edon Balidemaj, me ç’rast ka dhene doreheqje nga pozita e keshilltarit te kuvendit komunal.

Ne vend te tij, funksionin e keshilltares do ta ushtroi Jeta Hasangjekaj.
Me kete rast, edhe njehere do t’u falemnderohemi qytetareve per besimin e dhene, dhe do te punojme ne drejtim qe ky besim te rritet si rezultat i perkushtimit dhe punes sone, ne perputhje me ligjin, statutin, kompetencat dhe autorizimet;

Sinqerisht,
Kryesia e deges se ASH-se, Guci
me Koordinator Myftar Balidemaj

error: Të drejtat e rezervuara !!