Knezheviq: Të hënën FD bën ofertën e fundit për dalje nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Milan Knezheviq, konfirmoi në një deklaratë për Pobjeda se FD të hënën do t’i dërgojë pjesës tjetër të shumicës parlamentare ofertën e fundit për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse oferta e fundit përfshin çështjen e Qeverisë, votimin e Buxhetit, si dhe zgjedhjen e Këshillit Prokurorial, Knezheviq u përgjigj pozitivisht. Knezheviq më herët në Kuvend duke diskutuar me deputetin e URA-s, Millosh Konatar,  tha se Dritan Abazoviq dëshiron të jetë kryeministër i qeverisë së pakicës. “Dua t’i them opinionit se nuk është e vërtetë që FD ka hequr dorë nga ndryshimet në Qeveri.

Përkundrazi, kolegu Abazoviq e hodhi poshtë këtë mundësi, duke kërkuar ekskluzivisht që të shqyrtohet modeli i tij si kryeministër dhe të merret parasysh modeli i mbështetjes së  Qeverisë së pakicës. Sa i përket FD, të hënën do të merrni platformën tonë për të dalë nga kriza. Do të jetë një paketë. Zgjedhja e një qeverie të re dhe tejkalimi i krizës në të cilën ndodhemi. Dhe kjo do të jetë oferta e fundit. “, tha ndër të tjera Knezheviq./TvTeuta/

Shperndaje