Me dy gola të Vulaj, Deçiqi mundi Sutjesken në Nikshiq

Sot në xhiron e 15-të të Ligës së Parë të Malit të Zi skuadra e Deçiqit i shkaktoi humbjen e parë në sezon Sutjeskes.

Me dy gola të Kristijan Vulaj (22,26), Deçiqi 0:2 mundi liderin e kampionatit Sutjesken në Nikshiq.

Fitorja e dytë rrallazi e futbollisteve të Deçiqi në derbi dhe transfertë, pas fitores ndaj Buduqnostit.

Pas javës së 15-të në elitën e futbollit të Malit të Zi, Deçiqi renditet në vend të tretë me 25 pikë sa ka edhe Buduqnosti në vendin e dytë./Malësia.ME/

Shperndaje