Ferhat Dinosha zgjedhet kryetar i UNSH-së

Sot në Tuz u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Unionit Nacional Shqiptar, në të cilin u bë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë.


Për kryetar unanimisht është zgjedhur Ferhat Dinosha, kurse për nënkryetar Fadil Kajoshaj dhe Admir Nikaj.


Naim Gjokaj u zgjodh sekretar i përgjithshëm, Adnan Gjokaj – drejtor politik, Ellma Lulanaj që do formojë Forumin e Gruas, kurse Besnik Gjokaj që do formojë Forumin Rinor.


Gjatë fjalimit të rastit, kryetari i UNSH-së Ferhat Dinosha tha se është i lumtur që iu dha besimi të drejtojë këtë subjekt nacional i cili si bazë do të ketë tri gjëra: Zotin, familjen dhe kombin.

“Malësia është tokë shqiptare, me parti shqiptare dhe e udhëhequr nga shqiptarët”, -theksoi ndër të tjera Dinosha.

Shperndaje