Jep dorëheqje nënkryetari i KKSH-së Pal Dreshaj !

Në mbledhjen e mbajtur dje në Ulqin të Këshillit Kombëtar Shqiptarë mësojm se nënkryetari Pal Dreshaj ka dhën dorëheqje.

Dreshaj për portalin Malësia.ME e ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Mal të zi për shkakë të pakënaqësive me format dhe metodat e veprimtarisë së KKSH-së, zvarritjeve të punëve si dhe mospajtimit të jetë pjesë e kurseve politike të partive nacionale në dëm të çështjes shqiptare.

Në këtë mledhje KKSH-ja ka zgjedhur Këshillin Programor të gazetës në gjuhën shqipe “Koha Javora”“Koha Javore”.

Antarë të këtij këshilli me shumicë votash janë zgjedhur Ismet Gjonbalaj, Gjekë Gjonaj, Albert Camaj, Bekim Çobi dhe Iliriana Resulbegu.

Kandidat për këtë Këshillë ishin edhe: Behar Nikaj,Ali Daci, Idris Gjokaj, Haxhi Shabani, Muhamet Nika, Musa Gjoka, Nikollë Berishaj,Tahir Tahiri dhe Sabina Osmanoviq .

Detyrat e këtij këshilli është edhe zgjedhja e kryetarit të këshillit dhe kryeredaktorit të “Kohës Javore”.

/Malësia.ME/

 

Shperndaje