SHKA ”Ramadan Sharkiq” sonte në QKI ”Malësia” kremton 70 vjetorin

Sonte të martën me 20 dhjetor me fillim në ora 19,  SHKA ”Ramadan Sharkiq” në skenën e QKI ”Malësia” Tuz, kremton 70 vjetorin e ekzistencës.

Shoqata kultivon lojëra dhe këngë nga Mali i Zi dhe rajoni dhe posedon një numër të madh të kostumeve popullore origjinale, të cilat për këtë rastë janë përgaditur nga Vaid dhe Nevina Turuskoviq fituesit e çmimit ”Dita e Çlirimit të Tuzit”.

Përveç kostumeve, këngëve dhe valleve, publikun do ta argëtojnë edhe veteranët e kësaj shoqate të cilët me entuziazëm të madh prënuan që përsëri të luajnë nën tingujt e njohur të harmonikës, çiftelisë, tupanave…

Në hollin e QKI ”Malësia” do të hapet edhe ekspozita retrospektive jubilare me fotografitë e kësaj shoqate./Malësia.ME/

Fotografia e Kulturno Umjetnicko Drustvo "Ramadan Sarkic"- Tuzi

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!