Tramezzani largohet nga Kombëtarja. Emërohet trajner i klubit të njohur

Zëvendës trajneri dhe drejtori teknik i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani i ka dhënë lamtumirë pankinës kuqezi.

Ditët e fundit është folur jo pak për disa oferta drejt tij dhe sot vjen edhe lajmi që në fakt ishte në ajër: Tramezzani bëhet trajneri i ri i Luganos në Superligën zvicerane, duke firmosur një kontratë për 2.5 vjet, sipas televizionit zviceran RSI.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat italiane të cilat shkruajnë se tashmë Tramezzani duhet të zgjidhë kontratën me FSHF-në.

Ky nuk është thjesht një divorc me Kombëtaren shqiptare por edhe me trajnerin Ganni de Biasi me të cilin Tramezzani ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!