Nuk është dakordua vizita e Markoviq në Kosovë, demarakacioni çështje e mbyllur

Gazeta Express ka njoftuar se muajin e ardhshëm Kosovën pritet ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Si pas kësaj gazete Haradinaj dhe Markoviq janë takuar gjatë qëndrimin në Bruksel dhe se çështja e demarkacionit mund të nisë të zgjidhet pas disa javësh. Kryeministri i Malit të Zi pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 20 deri më 30 janar, vitin e ardhshëm, merr vesh Gazeta Express nga burimet.

Pas këti lajmi Qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije se nuk është dakorduar data e vizitës së Kryeministrit Dushko Markoviq në Kosovë dhe theksuan se çështja e demarkacionit të kufirit për Podgoricën është e mbyllur.

Markoviq gjatë takimit i ka thënë kolegut të tij Haradinaj se në lidhje me demarkacionin, Mali i Zi nuk ka dhe as nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit dhe ftoi Kosovën që në Kuvend të ratifikojë marrëveshjene, që është kërkuar vazhdimisht edhe nga adresat më të larta në Bruksel dhe Uashington, tha nga Qeveria e Malit të Zi./Malesia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!