Presidenti Millo Gjukanoviq nesër do të niset për në Tiranë, me ftesë të Kryeministrit shqiptar Edie Rama, për të marrë pjesë në Takimin Rajonal – Ballkani Perëndimor.
Takimi organizohet si pjesë e nismës trepalëshe nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, e iniciuar nga Presidenti Vuçiq dhe Kryeministrat Rama dhe Zaev.
“Pjesëmarrja e Presidentit Gjukanoviq është një konfirmim i angazhimit të Malit të Zi për bashkëpunimin rajonal dhe stabilitet, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përgjegjësi ndaj detyrimeve në procesin e negociatave me BE-në, njoftuan nga kabineti i presidentit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzur ftesën që të marrë pjesë në këtë takim rajonal.
Presidenti i Kosovës, pasi refuzoi ftesën, theksoi se Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës./Malësia.ME/