Harasani: Kryeministri i Qeverisë së re mund të jetë shqiptar

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA, Ilir Harasani shprehet se URA po drejton përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të pakicës e mbështetur nga partitë pro perëndimore.

Kjo strategji mbështetet nga i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar, tha Harasani

Harasani tha se në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, nga 7 përfaqësues politikë, 4 janë shqiptarë dhe në këto rrethana nuk e përjashtoi mundësinë që kryeministri i Malit të Zi të jetë për herë të parë një shqiptar.

“Me marrëveshjen që kemi bërë para një jave, mendoj se është një hap i mirë drejt së ardhmes dhe formimi ndoshta i një qeveri të re ku janë pjesë të gjitha nacionalitetet. Nga 7 nënshkruesit kemi serbë, malazez, boshnjak dhe shqiptarë. Nga ajo marrëveshje 4 janë shqiptarë. Në këtë rast, shqiptarëve u jepet mundësia që të kenë së paku 2 ministri dhe kryeministri ndoshta do të jetë shqiptar që është një arritje shumë e madhe”, tha Harasani.

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA u shpreh gjatë intervistës në “Balkan Talks” se ka një konfuzion dhe mosmarrëveshje brenda mazhorancës. Sipas tij kjo ishte e pritshme pasi aleatët e koalicionit kanë ideologji të ndryshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!