Nikaj: Koalicioni në Tuz mjaft i frytshëm, por realizimi i të gjitha problemeve është shumë i vështir

Admir Nikaj në pyetjen tonë rreth aktivizimit të rinjëve në politikë është shprehur se aktivizimi i të rinjëve në politikë i mungon skenës politike shqiptare në Mal të Zi dhe se të rinjët do ishin freski dhe shumë të dobishëm.

“Pasi edhe vet jam “relativisht” i aktivizuar ne politike, mendoj se kjo i mungon skenes politike shqiptare ne Mal te Zi. Jam absolutisht i sigurt se te rinjet ne parti shqiptare do te ishin freski dhe shume te dobishem. Ne e dim se ne politik s’ka modesti, pradaj as une kesaj here s’do te jem modest. Prandaj, per portlin tuaj them se me aktivizimin tim ne UDSH kam sjell ide te reja, te cilat mendoj se kan ndihmuar sadopak degen e Malesis. Nisur nga ky fakt, mendoj se partive politike shqiptare u mungojne idet, deshira dhe vullneti per punen me sierioze ne zgjidhjen e problemeve te popullates tone. Per kete arsye pergjigjja ne kete pyetje simbas mendimit tim ishte se te rinjet i mungojn skenes politike dhe duhet te aktivizohen ne jeten politike dhe shoqerore” shprehet Nikaj.

Në pyetjën tonë se cila është zgjedhje më e mirë partitë politike nacionale apo qytetare ai shprehet.

“Sa i perket kesaj pyete une per veten vullnetarisht, pa ndonje presion, jam i angazhuar ne subjektin politik shqiptar dhe besoni se nuk jam i penduar fare. Bile, ndihem shume mire dhe rahat qe sadopak mund te kontriboj ne zgjidhjen e problemeve te shumta te popullit shqiptar ne Mal te Zi. Problemet nuk mungojne, prandaj mendoj se me se miri zgjidhen permes subjekteve nacionale. Mendimi im eshte se te rinjet, per dallim nga partite qytetare, nepermjet angazhimit ne partite nacionale shqiptare kane mundesi te vijne deri te realizimi i kerkesave te paraqitura si dhe deri te zgjidhja e tyre”.

Kur është fjala për pushtetin lokal në Tuz Nikaj shprehet se UDSH si pjesë e këtij pushteti ka bërë mjaft për permirsimin e jetes se banorve te Malesise, por s’do te thot se s’ka mbetur edhe mjaft pune te cilat duam ti kryejm

“Pushtetit aktual i Tuzit perbehet nga tri parti politike dhe eshte evidente se secila nga to tentojne qe te arrisin qellimet e veta si politike ashtu edhe qytetare. UDSh-ja, pjese e pushtetit qe edhe une jam pjese e koalicionit ne pushtet, tenton qe sa me perpikmeri ti realizoje ato piksynime te paraqitura ne fushaten parazgjedhore. Mendoj se ne si parti nacionale shqiptare kemi bere mjaft ne permirsimin e jetes se banorve te Malesise, por s’do te thot se s’ka mbetur edhe mjaft pune te cilat duam ti kryejm. Koalicioni ne pushtet ne Tuz, them shkurt ka qene mjaft i frytshem, por… Realizimi i te gjitha problemeve eshte shume i veshtir. Mendoj se jemi ne rruge te mire, por kemi edhe shume kohe per realizimin e tyre. Jemi ne mes te mandatit, mendoj se edhe per kaq kohe sa ka mbetur do te bejme edhe me shume. Sot eshte me mire se dje, kurse shpresojm se e nesermja do te jete me mire se e sotmja” është shprehur Nikaj.

Nga ana tjetër edhe për opozitën ka vlerësim pozitiv, duke thënë se është mjaft konstruktive.

“Opozita ne KU Tuz eshte mjaft konstruktive sepse deri tani nuk ka braktis ndonje seance kuvendore. Marrin pjese pothuajse ne punen e te gjitha keshilleve dhe organeve te Komunes dhe kjo tregon se eshte opozita konstruktive. Sigurisht se nuk na perputhen qendrimet politike ne shume ceshtje, prandaj eshte edhe opozite. E dim se detyra e opozites eshte qe te votoje kunder qendrimeve te pozites. Mirepo, ne kuvendin tone ka patur raste qe te kene te njejtin mendim si UDSH-ja ashtu edhe disa parti nga opozita. Rasti konkret ka qene formimi i komisioneve nga pergjegjsia nga KU, por nuk kane qene kunder as ne disa raste kur ceshtjet kishin te bejne me statusin e komunes ne kohe qe kemi patur te njejtin mendim”.

Për arsye se gjatë muajve të fundit ka patur disa ngjarje lidhur me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi ne kemi kërkuar opinionin e Nikaj mbi punën e KKSH.

“KKSH si organ i cili eshte formuar ne kohe te fundit eshte perpjekur, sa jam i informuar, ne zgjidhjen e problemeve te grumbulluara te popullates shqiptare. Mirepo, sa jane realizuar ato perpjekje te them te veteten nuk jane edhe aq te suksesshme. Garnitura e kaluar e KKSH-se ka zhvilluar disa manifestime si psh. shenimet e pervjetoreve dhe datave kombetare. Mirepo, nuk kane bere asgje ne aspektin e kopetencave te veta per te drejtat e shqiptarve. Ndersa duket se kjo garniture tani eshte duke u perpjekur me shume ne aspektin e dyte dhe sipas njoftimeve te mia jane duke punuar pikerisht per kete qellim. Njera nga arritjet e tyre te fundit eshte formimi i keshillit programor te Gazetes shqipe Koha Javore, qe per here te pare ne kete keshill jane shqiptar. Angazhimi i tyre eshte i dukshem edhe ne arritjen e kvotave per regjistrimin e studentave ne UP (Universitetin e Prishtines) dhe UT (Universitetin e Tiranes), gje qe me pare eshte realizuar permes ministrise se pakicave derisa ministri ka qene nga patia jone – UDSH”. thuhet në opinionin e Nikaj mbi këtë institucion.

Në pyetjën tonë për vlerësimin e qeverisë Gjukanoviq ai është shprehur se qeveria Gjukanoviq i ka realizua disa nga qellimet e veta te paraqitura ne program parazgjedhor.

“Qeveria e kryeministrit Gjukanoviq i ka realizua disa nga qellimet e veta te paraqitura ne program parazgjedhor, konkretisht behet fjale per suksesin e integrimit ne NATO. Kjo nga aspekti i partive nacionale shqiptare eshte pozitive, sepse ne jemi te gjithe per antarsimin e Malit te Zi ne NATO. Mardheniet shume te mira me Shqiperi dhe Kosove jane poashtu nje nga qellimet tona, e qe kjo qeveri po i arrit me sukses. Sa i perket ceshtjeve te mbrendshme, ka vend per pune me te mire sidomos ne aspektin e lirive dhe te drejtave tona. Si primare mendoj se eshte plotesimi i kvotave per punsimin e shqiptarve ne organe shteterore. Ne kete kontekst me duhet te ceki se kjo eshte e vetmja qeveri ne kohe te fundit qe nuk ka asnje minister shqiptar. Derisa UDSH-ja ka qene pjese e qeverise dhe parti parlamentare, nje minister ka qene nga rrallet e partive nacionale. Prandaj, mendoj se ne si parti nuk kemi bere leshime aq sa me duket se po bejne partneret e qeverise aktuale nga partite nacionale shqiptare”.

Një ndër temat e diskutimit tonë ka qenë edhe çështja e votbesimit të qeverisë ku Nikaj është shprehur se qeveria do të mbijetoj dhe se deputetet shqiptarë nuk kanë arsye të votojnë kundër.

“Votbesimi i qeverise me 25 janar eshte i vetinicuar, prandaj se pari dua te them se une jam i bindur se kjo qeveri do te mbijetoj. Deputet shqiptar ne parlamentin e Malit te Zi sigurisht do te deklarohen simbas mendimit te vet, me siguri do te jete vota pro qeveris, sepse edhe deri tani kane votuar ligjet e propozuara nga qeveria aktuale. Edhe pasi jane partner ne qeveri nuk kane arsye te votojne kunder. Edhe mendimi im eshte se duhet votuar Pro, por mendoj se duhet vendosur disa kushte , pikrisht ne aspektin e realizimit te drejtave tona themelore – sic eshte konkretisht perfaqsimi ne qeveri dhe ne organet shtetrore. Mirepo, sido qe te jete, mbetet ne ata se si do te deklarohen”. Është shprehur në fund Admir Nikaj.

Në fund stafi i Malësia.ME falenderon z. Nikaj për bashkëpunimin duke i uruar sukses në karierën e tij.

(Admir Nikaj është Anëtar i kryesisë së UDSH-së, Këshilltarë në KU Tuz, Prof. i mesimit lëndor)

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!