Senati amerikan përsëri nuk diskutoi për protokollin e antarsimit të Malit të Zi në NATO.
Në mbledhjen e djeshme Senati miratoi emërimin e Xhejms Matis dhe Xhon Kelit por protokoli nuk u hodh në diskutim. Më herët Këshilli për politikë të jashtme të Senatit e miratoi protokollin dhe tani pritet vendimi përfundimtar i Senatit i cili duhet ta miratojë me dy të tretat e votave.
Seanca e ardhshme e Senatit është planifikuar për të hënën, në ora 15 me llogaritjen kohere të amerikës.