Abazoviq u drejtohet protestuesëve: Nuk ka tradhti nuk do të shkojmë me DPS

Qytetarët e pakënaqur nga njoftimet për formimin e qeverisë pakicë edhe sonte po protestojnë në disa qytete. Protesta pranë ndërtesës së Qeverisë filloi në Podgoricë dhe vazhdoi para ndërtesës së RTVMZ, ku shkurtimisht protestuesve iu drejtua zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, i cili sonte është edhe mysafir në RTVMZ, doli para protestuesve, të cilët ishin nisur drejt tij, ndërsa policia ka parandaluar incidentin.

Gjatë fjalimit të Abazoviqit, njëri prej protestuesve brohoriti: “Shiptarët nuk do të na komandojnë.

Foto: Biljana Matijašević

Abazoviq foli shkurtimisht, duke thënë se URA nuk do të shkojë me DPS-në dhe se nuk do të ketë tradhti.

Abazoviq tha gjithashtu se nuk ka vullnet zgjedhor pa URA. Të tubuarit nuk e lejuan të flasë më shumë dhe më pas është kthyer në godinën e RTVMZ./Malësia.ME/

Protest u Podgorici (foto: RTCG)
Shperndaje