B.Çobaj: Tregimtaria e madhe amerikane parë nëpërmes binokularit të vrojtimeve të zogjve në Kriporen e Ulqinit

Titull mjaft i çuditshëm! E di…

Plotësisht me të drejtë e keni të gjithë që e hapët për ta lexuar. Ajo që e bashkon tregimtarinë e madhe amerikane dhe vrojtimin e zogjve në Kriporen e Ulqinit është Jonathan Franzen.

Po kush është ky, vjen pyetja e radhës? Për momentin, novelisti më i madh amerikan apo ndër më të mëdhenjtë, krah për krah me Tomas Pinçon, Don De Lilo dhe Paul Auster. 

Dashuria e tij ndaj zogjve, e shndërruar tani në profesion, pasi National Geographic e dërgon në vende të ndryshme të botës për të realizuar dokumentarë. Kështu edhe vizitoi Shqipërinë me 2012.  Rudina Xhunga e intervistoi dhe u shpreh se ai ngjan në një student të hutuar, por është kandidat për Nobel..

Tani kur e nisa këtë shkrim, nuk dija se Jonathan Franzen ishte inkognito në Ulqin. Unë desha ta propozoj atë si ide autentike, për të kuptuar nga drejtoresha e OJQ “Martin Shnajder Jacoby” Zenepa Lika se kishte vizituar Ulqinin në vitin 2012, kur ishte në kulm të famës, që e ilustron intervista e tij këtu.

Ai është anëtarë nderi i OJQ “Martin Shnajder Jacoby” dhe me rastin e themelimit të   organizatës u shpreh:

Bregu i Adriatikut është i një rëndësie kritike për zogjtë e Evropës dhe Afrikës, dhe Kriporja e Ulqinit është një pjesë e paçmuar e tij – një sasi relativisht e vogël toke që shërben si stacion pushimi dhe e rimbushjes me enegji për qindra mijëra zogj shtegtarë. Nëse Mali i Zi është serioz për angazhimin e tij ndaj mjedisit, Kriporja duhet të ruhet dhe të restaurohet. Martin Schneider-Jacoby ishte një mik dhe avokat i madh i natyrës në Adriatik dhe ai e donte Kriporen e Ulqinit . Është një privilegj për mua të jam pjesë e një shoqate që mban emrin e tij.”

Poashtu, në vitin 2015, Franzen morri çmimin e organizatës Euronatur për rolin aktiv në mbrojtjen e zogjve. Më tepër mund të lexoni këtu.

Jonathan Franzen është i pari shkrimtar amerikan që revista prestigjioze Time i kushtoi kopertinën, pas asaj të Stefen King. Novelat e tij Korrigjimet (The Corrections, 2001) dhe Liria (Freedom, 2010) bënë bujë të madhe. Korrigjimet i sollën Çmimin Kombëtar të Librit në Shtetet e Bashkuara, kurse Liria u quajt novela më e madhe e shekullit nga revista Time.

Jonathan Franzen jeton dhe punon sot në Nju Jork. Revista New Yorker e përfshiu atë në listën e Njëzet Shkrimtarëve të Shekullit 21. Së fundmi librat e tij po ekranizohen dhe Franzen është bërë edhe më i famshëm për shkak të skenarëve për HBO.

Pra, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës e prezantoi Kriporen e Ulqinit për National Geographic dhe duhet të gjithë që munden, të ndikojnë që përsëri të vijë dhe kjo të shfrytëzohet për pozicionim të Ulqinit si destinacion i jashtëzakonshëm turistik e kulturor. Pasi pararendësi i novelës moderne Servantesi, sipas legjendës, të përforcuar nga Angela Rodicio në studimin Ulqini: dashuria e humbur e Servantesit (Dolcinium: El Amor Perdido de Cervantes), ishte në Ulqin, sjellja e mjeshtrit të tregimtarisë bashkëkohore, do të krijonte hark të bukur në gjeografinë kulturore të vendit. Aq më tepër tani kur u bënë korrigjimet lidhur me statusin e pronës së Kripores.

Para botimit të romanit të tij Korrigjimet, në vitin 2001, Franzen shprehi synimin e tij për ripërcaktimin rrënjësor të tregimtarisë amerikane duke propozuar rikkthimin në një strukturë klasike.

Shkrimtari duhet t’i japë gjithnjë e më shumë lexuesit që ka gjithnjë e më pak kohë për të lexuar”, shkruante Frenzen, “ku të gjesh energji për t’u përballur me një kulturë që është në krizë, kur kriza konsiston në pamundësinë për t’u marrë me kulturën.” – u shpreh ai.

Korrigjimet i sollën çmime letrare dhe rritën interesin e medias për të (pjesërisht për shkak të reagimit të Frenzenit për të mos e prezantuar librin tek Oprah’s Book Club; autori konsideronte idenë e lidhjes së letërsisë me një shfaqje televizive popullore si të ulët). Po ashtu u shpreh se Twitteri është fast food i kulturës dhe se nuk do ta përdorë kurrë.

Sidoqoftë, bëri korrigjime në qëndrimet e veta dhe u pajtua me Opren në emisionin e saj dhe hapi Twitterin. Ka mundësi se situata me Opren ishte marketing i dakorduar.

Novela e tij e fundit Purity gjendet te Libraria “Ulqini” dhe së shpejti do të jenë prezente Korrigjimet dhe Liria, të cilat do t’i paraqesim në një shkrim të veçantë.

Shkroi: Bernard Çobaj

Shperndaje