Nimanbegu: Nuk përkrahim asnjë vendim të Gjekës – Gjeka liderët e Forcës humbën tërësisht busullën

Genci Nimanbegu ka dalur sot me një deklaratë për media ndërsa më vonë ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ndaj kësaj deklarate. Më poshtë mund të lexoni te dy deklaratat e plota.

Nimanbegu: Nuk përkrahim asnjë vendim të Gjekës

Ish-Kryetari i Komunës z. Fatmir Gjeka ka nis iniciativën dhe ka bërë thirje që më datë 23 shkurt 2016, të mbahet  mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, mbledhje e cila ishte ftuar nga Kryetari i Kuvendit z.Fuad Haxhibeti më datë 11.02.2016. ku për shkak të mungesës së kuorumit dhe mos mbledhjes së trupave punues mbledhja nuk u mbajtë.

Pavarësisht mungesës së kuorumit ish- Kryetari Gjeka i cili edhe pse vetë më datë 16 nëntor  2015 ka deklaruar se në Komunën e Ulqinit nuk egziston më shumica parlamentare , vazhdon të luaj në teatër politik duke paralizuar institucionet e vendit si rezultat i të cilave  vazhdon shkatërrimi i qytetit të  Ulqinit në të gjitha fushat e veta.

Në vend që të tërhiqet dhe të hap rrugë dialogut politik për zgjidhjen dhe daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhet skena politike e Komunës së Ulqinit, tentativat dhe sjellja e tij  më 4 këshilltarë duke favorizuar grupet e interesit për interesa të tija politike dhe personale, na ka bërë që ne si Force e re demokratike të dalim më këtë deklaratë për media për të fundit herë që ti themi, Forca nuk përkrah asnjë vendim që z.Gjeka si ish-kryetar Komune kërkon ta realizoj sepse nuk ka ma shumicë qeverisëse dhe Forca nuk i jep ati përkrahje për Kryetar komune.

Ish-Kryetari z.Gjeka kërkon zhvillim nëpërmjet grimcave të planeve, kurse  investimi mbi 25 milion euro në ujësjellës kanalizime ka mbetur në fioka, z.Gjeka vazhdon shkatërrimin e institucioneve publike për interesa të tija partiake, z.Gjeka ka marrë kompetencat e Kuvendit, z.Gjeka e ka legalizu ndërtimin e egër dhe pa kriter në blerje votash, z.Gjeka është politikan i cili vendin udhëheqës nuk e ka marrë si përgjegjësi ndaj qytetarëve, por më shumë si një rast jetësor për të sunduar dhe lehtësi për të përfituar.

Fatmir Gjeka e ka të qartë që kriza ne Komunën e Ulqinit në çdo rast do të zgjidhet me largimin e tij nga vendi i kryetarit dhe e vetmja gjë që ai shikon është ti zgjas ditët në karrikën e Kryetarit të komunës me shpresë që të përfitoj sado pak.

Ky model i politikaneve tashmë ka filluar të kthehet në sëmundje ngjitëse nga e cila rrezikohet e tërë shoqëria, prandaj Forca e re nuk do jetë më pjesë e këtij modeli politikani dhe modeli udhëheqje me Komunën e Ulqinit.

Situata në të cilën ndodhet skena politike kërkon pjekuri dhe maturi politike , gjithmonë duke ruajtur interesin e përgjithëshem dhe Forca e re është e gatshme të ulet në tavolinën e dialogut politik me secilin subjekt politik i cili kërkon që të punojë në bazë të marrëveshjeve politike mbi të cilët ngrihet ajo platformë qeverisëse për Komunën e Ulqinit.

Gjeka liderët e Forcës humbën tërësisht busullën

Asgjë nuk mund të më befasojë nga injorantët, dallaveraxhitë dhe dëmtuesit politik nga maja e Forcës. Qytetarët e Ulqinit do të mbajnë në mend keqbërjet e tyre politike, të cilat do të përcillen gjeneratë pas gjenerate.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë se si një grup i njerëzve të papjekur, të padenjë dhe të papërgjegjshëm tentoi që shpresat, dëshirat dhe nevojat e qytetit t’i vendosë dhe shfrytëzojë vetëm për interesa personale. Dhe në këtë gjë, për fat të mirë, kanë dështuar turpshëm.Patjetër, kanë dështuar edhe iniciativat e tyre burracake që unë të shkarkohem nga vendi i kryetarit të Komunës, vetëm që lideri i tyre prapë të bëhet kryetar. Tani, qyqarëve, i mbetëm vetëm apelet të cilat askush nuk dëshiron t’i dëgjojë.

E të gjitha i provuan, maksimalisht u poshtëruan, madje edhe më erdhi keq për ato. Edhe pse ato nuk dinë për ndjesinë e turpit.

Pas kësaj krejtësisht e humbën busullën. Le të shkatërrohet Komuna, i tërë Ulqini, bota, të gjitha në Sistemin diellor, vetëm ato ta kenë mirë. Çfarë rebalancësh, buxhetesh, planesh, vendimesh!!! Asgjë nuk guxon të kalojë, sepse kjo është në favor të Gjekës. Nuk ka lidhje që të gjitha vendimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm i kanë propozuar sekretarët tonë!? Ne për asgjë nuk do të votojmë.Me të vërtet, asgjë e habitshme nga këto lloj njerëzish, sepse ato janë kampionë në bërjen e bllokimeve.

Fatmir Gjeka nuk udhëhiqet nga kjo idiotësi politike. Po ashtu, nuk e di asnjë parti në Ulqin e cila i përkrah këto veprime të turpshme.Sa i përket meje, gjersa të jem në këtë vend, të gjitha do t’i bëjë që vendimet të sillen në interes të administratës lokale dhe të qytetarëve.

Dhe me siguri, në këtë drejtim, do të shfrytëzojë të gjitha kompetencat të cilat mi jep ligji, thuhet në fund të reagimit të Fatmir Gjekës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!