Rrahje masive mes tifo grupeve, “Ballistët” dhe “Varvari” (Video)

Trembëdhjetë persona të lënduar nga të cilët dy të dërguar në urgjencën e Shkupit, është bilanci nga rrahja që ka ndodhur në mes dy tifo grupeve, “Ballistët” e KF Shkëndija dhe “Varvari” të Buduqnost.

Sipas policisë, dy autobus me tifozë të “Buduqnost” të cilët shkonin drejt Shkupit për të përkrahë ekipin e femrave në henbollë, të cilat luanin ndaj Vardar, ishin sulmuar nga ”Ballistat” të cilët po udhtonin me 10 autobësë drejtë Kërçovës për të përkrahë klubin e tyre KF Shkëndia në ndeshjen e kampionatit maqedonas ndaj KF Turnova.

Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë, se malazezët rruges kanë parë autobuzët e shumtë me Shqiptarë, flamujt shqiptar, pra Ballistet dhe kanë provokuar me 3 Gishta.

Nga kjo përleshje janë dëmtuar autobusat e malazezeve dhe disa vetura, ndërsa ka pasur edhe të lënduar.Pjesë e të lënduarve, kryesisht malazez janë transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa dy me lëndime të rënda në Klinikën e Shkupit.                                Anton Gjokaj

Për të parë videon duhet të kyçëni në Facebook

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!