Të hënën iniciativa për shkarkimin e Krivokapiq

Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq është përgatitur dhe do të procesohet të hënën, është njoftuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Duke reaguar ndaj deklaratës së SDP, në të cilën thuhet, në zgjidhjen e krizës politike nuk është problemi Krivokapiq, por mosgatishmëria e DPS për të mundësuar kontrollin efektiv të keqpërdorimeve zgjedhore.

Nga DPS kanë thënë se, për kryetarin e Parlamentit dhe për SDP-në, asgjë nuk është rënë dakord, nëse nuk sigurohet pozita e Krivokapiq.Vetën dhe funksionin i tij si kryetarë i Parlamentit, e ka futur në hyrje të kësaj Marrëveshjeje dhe deri në fund ka këmbëngulur. Pra asgjë nuk është rënë dakord – derisa të sigurohet funksioni i tij- njoftuan nga DPS./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!