Të shtunën në Bruksel ka filluar takimi i përbashkët i komitetit për mbrojtje dhe siguri, ekonomi dhe siguri si dhe në punën e Komitetit politik të Kuvendit parlamentarë të NATO-s, në të cilën marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Delegacionit parlamentarë të Kuvendit të NATO-s Genci Nimanbegu dhe Obrad Stanishiq.
Gjatë dy ditëve të para janë mbajtur gjashtë sesione të takimeve të përbashkëta të cilat i kanë udhëhequr përfaqësues të lartë të shteteve anëtare, kurse fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i Kuvendit parlamentarë të NATO-s Paollo Alli nga Italia.
Lidhur me takimet treditore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nënkryetari i kuvendit Genci Nimanbegu në një status të tij në rrjetin social Facebook tha se “të drejtat e njeriut dhe demokracia janë themel i fuqishëm i shoqërisë që duhet ta mbrojmë”. Asamblea parlamentare e NATO-s I vazhdoi punimet edhe gjate dites se sotme,ku u zhvilluan takimet e radhës në mes të anëtarëve të byrosë dhe Komitetit të përhershëm me përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit Veriatlantik./TvTeuta/