Shkrela pjesmarrës në Samitin në Prishtinë

Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë po zhvillohet “Samiti i Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të Shteteve të Evropës”.

Në samit po marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.

Panelistët dhe pjesëmarrësit po diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Nga Mali i Zi në këtë samit po marrin pjesë deputeti dhe kryetari i Këshillit Administrativ në Parlmentin e MZ Luigj Shkrela si dhe deputeti tjeter i PDS-së dhe kryetar i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët në Parlamentin e MZ Andria Nikoliq.

reklamo

Deputeti Shkrela dje për TV Klan Kosova ka folur rreth sulmit që i është bërë nga ana e deputetëve të Frontit Demokratik.

“Pa marrë parasysh që kanë qenë sulme të ashpra të rënda për mua nuk është diçka e re kjo punë pasi kam qenë disa herë i sulmuar nga shumë subjekte”.

“Kësaj here kam qenë i sulmuar si kryetar i Këshillit Administrativ që i kam propozuar kuvendit në bazë të kërkesës të organeve të jurispodencës të Malit të Zi që dy deputetëve të listës serbe të cilët bindshëm promovojnë poltikën e serbisë t’u hiqet imuniteti dhe të ju caktohet paraburgimi” tha ai, njofton Klan Kosova.

“Kam pasur atake direkte pas seancës dhe deputetët serbë më kanë sulmuar verbalisht duke më sharë siç u ka hije atyre”.

“Qëllimi kryesor i tyre ka qenë që të bëjnë ngatërresa në Parlament dhe të thonë që Mali i Zi nuk i ka plotësuar kushtet për NATO”, ka thënë Shkrela në emisionin Ballë për Ballë në Klan Kosova./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!