Kajoshaj rizgjedhet kryetar i Kuvendit – ASH, LDSH dhe Demokratët nuk marrin pjesë në votim

Sot në seancen konstitiuive të Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj nga UDSH u rizgjodh përsëri kryetar i Kuvendit.

Kajoshaj mori mbështetjen e 20 këshilltarëve të koalicionit qeverisës DPS-UDSH-PB-SD, ndërsa përfaqësuesit e partive opozitare të Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Demokratët nuk morën pjesë në votim.

Pas që u rizgjodh për kryetar të Kuvendit, Kajoshaj tha se ndjenja tashmë është e njohur, sepse në fakt ky është mandati i tretë, edhe pse mund të zgjasë vetëm një vit.

Ai tha se i vjen keq që opozita nuk mori pjesë në votim, “por kjo është e drejta e tyre dhe nuk kam problem me këtë.”

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!