Autorët të panjohur kanë plaçkitur në fillim të kësaj jave furrën “Qendra” në qendër të Ulqinit.
Vjedhësit morën mbi 70,000 euro nga kasaforta e furrës, nga të cilat 3,000 euro monedha hekuri.
Ndryshe kjo furrë në Ulqin është e njohur edhe se punon 24 orë në ditë.
Policia po kërkon intensivisht autorët e këtij krimi./Malësia.ME/