Komuna e Tuzit, do vazhdojë të punojë në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli. Që nga viti 1999, kur UNESKO e shpalli 21 shkurtin, Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kjo datë shënohet çdo vit në të gjithë botën.

Shqiptarët, sidomos ata që jetojnë jashtë trojeve shqipfolëse, duhet të fokusohen në mbrojtjen e gjuhës dhe në trashegimin e saj tek brezat e rinjë.

Komuna e Tuzit, do vazhdojë të punojë në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, gjithmonë duke respektuar gjuhën, kulturën dhe traditën e çdo populli tjetër.

Komuna e Tuzit!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!