Gjukanoviq: Aktualisht jemi më së afërmi qeverisë pakicë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se në këtë moment më reale është arritja e konsensusit të nevojshëm për qeverinë pakicë.

Ai theksoi se pret informacionet përfundimtare për rezultatin e negociatave për formimin e qeverisë pakicë.

“Do të shohim nga përmbajtja e bisedimeve që po zhvillohen aktualisht nëse do të jetë qeveri pakicë me mandat një vjeçar apo një tjetër që mund të zgjasë më shumë, edhe deri në fund të mandatit të këtij parlamenti”, u tha Gjuaknoviq gazetarëve në Bruksel.

Ai gjithashtu theksoi se nëse nuk ka marrëveshje për qeverinë pakicë, ka edhe opsinine të tjera.

“Për mua çështja e parë është gjithmonë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nëse as kjo nuk është zgjidhja, hyjmë në skenarin e një qeverie teknike që do të thotë që të gjitha partitë parlamentare të kenë përfaqësues në të. “Ajo qeveri ka vetëm një detyrë, të përditësojë legjislacionin zgjedhor, ta harmonizojë atë me rekomandimet e OSBE-së, ODIR-it dhe Këshillit të Evropës dhe të arrijmë te zgjedhjet parlamentare në kohën më të shkurtër të mundshme,” tha Gjukanoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!