Përfaqësuesit e shoqatës ,,Jehona e Malësisë” nga Miçigani vizituan Komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatës ,,Jehona e Malësisë” nga Miçigani, Vilson Sinishtaj (kryetar), Nikollë Gojçaj dhe Agron Dedivanaj, me të cilët diskutoi mbi investimet dhe projektet që Komuna ka kryer viteve të fundit dhe çfarë pritet të realizohet në të ardhmen në komunën tonë.

Kryetari Gjeloshaj teksa falënderoi ata për vizitën, vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që diaspora ka dhënë për zhvillimin e komunës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj.

Komuna e Tuzit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!