Gjeloshaj dhe Abazoviq bashkë…

Deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj sot ika dorëzuar Kryetarit të Parlamentin z. Krivokapiq vendimin për largimin nga Grupi Parlamentar i partive shqiptare Forca ASH dhe Iniciativa Qytetare Kroate dhe PartiaLiberale.

Ai para pak minutash ka reaguar për këtë duke thënë se ka shumë arsye që e kanë shtyr për të marrë këtë vendim, e sidomos mungesa e bashkëpunimit me deputetin Nimanbegu icili sipas Gjeloshaj në mënyrë të çuditshme ka ndërprerë komunikimin me të.Ai tha se ka kush të kujdeset përpërfaqësimin e boshnjakëve dhe kroatëve dhe kjo nuk duhet të jetë shqetësim për Forcën.

Ai gjithashtut tha se do formojë Grupin e ri Parlamentar Alternativa-URA me deputetin Abazoviq dhe deputetin Konatar. Ai tha se mes tij dhe deputeteve Abazoviq dheKonatar ka ndryshime politike por ka edhe shumë gjëra që i bashkojnë e sidomos promovimi i shqiptarëve dhe përmbysja e paragjykimeve ndaj tyre.

Për më shumë lexoni postimin e deputetit Gjeloshaj


Të nderuar qytetar,

Sot i kam dërguar Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq vendimin tim për largimin nga Grupi Parlamentar i partive shqiptare Forca ASH dhe Iniciativa Qytetare Kroate dhe Partia Liberale.
Ky vendim vjen pas një serë aktesh dhe veprimesh të papranueshme nga ana e disa kolegëve të këtij grupi e sidomos nga niveli i ulët i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes partive shqiptare në këtë grup.
E kam shprehur shqetësimin tim kohëve të fundit edhe në media për çështjen e mungesës së bashkëpunimit dhe kjo jo për fajin tim, por për fajin e deputetit Nimanbegu i cili në mënyrë të çuditshme ka ndërprerë komunikimin me mua.
I kam dërguar mesazhe, e-maile, e kamë telefonuar disa herë, por kolegu Nimanbegu nuk ka shprehur asnjë lloj interesi për të bashkëpunuar të pakten në nivelin e dy partive politike shqiptare që përfaqësohemi në Parlament.
Për këtë dhe shumë e shumë arsye të tjera, e njëra ndër to edhe injorimi total i kërkesës time për të diskutuar rreth çështjes së kreut të grupit parlamentar që për mendimin tim do duhej ti takonte z. Nimanbegu, jo për ndonjë meritë por për përfaqësim të shqiptarëve në Kolegjum, kam marrë vendim të largohem nga ky grup Parlamentar, për arsye se vlerësoj se ka kush të kujdeset për përfaqësimin e boshnjakëve dhe kroateve, kjo nuk do duhej të ishte shqetësim i Forcës.
Në ditët në vazhdim do bëjë kërkesë për formimin e grupit të ri parlamentar Alternativa-URA me deputetin Abazoviq dhe deputetin Konatar. Në krye të këtij grupi do jetë deputeti Dritan Abazoviq.
Edhe pse mes nesh ka dallime politike, kemi shumë gjëra të përbashkëta e sidomos hapësirë për promovimin e shqiptarëve në të gjitha sferat shoqërore, për arsye se Dritani ka bërë mjaft që paragjykimet që ekzistojnë ndaj shqiptarëve në një masë të pëmbysën. Unë këtë gjë e vlerësoj për arsye se dua dhe besoj në një shtet qytetar ku nuk ka paragjykime dhe me zgjidhje konkrete të tregohet kjo, dua të jap kontributim tim në këtë.

Faleminderit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!