Nazif Cungu kryetar i ri i Ulqinit

Në Kuvendin e Ulqinit sot u bë zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj komune.Këshilltarët e Kuvendit komunal me shumicë votash për kryetar të Komunës zgjodhën Nazif Cungun, liderin e Forcës, ndërsa për kryetarë të kuvendit lokal u zgjodhë Loro Nrekiq kryetar i Këshillit komunal të PDS-së.

Për ta votuan përfaqësuesit e shumicës së porsaformuar në Komunë të Ulqinit: PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe UDSH-së.Në votim nuk mori pjesë këshilltari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Hajredin Kovaçi, e i cili është pjesë e Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” .Ai tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre lojërave politike./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!