Boshkoviq në Tiranë: Marrëdhëniet me Shqipërinë shembull në rajon

Antarësimi i Malit të Zi në NATO është me rëndësi për tërë rajonin , i cili në këtë mënyrë do të bëhet më i sigurtë, ka theksuar ministrija e mbrojtjes të Reublikës së Shqipërisë Mimi Kodheli gjatë takimit me kolegun nga Mali i Zi Predrag Boshkoviq, duke theksuar se Mali i Zi , edhe pse i vogël është treguar si vend hero dhe dinjitoz ,shkruan rtcg.

Ministri Boshkoviq sot gjat vizitës në Tiranë ka theksuar se duhet të jemi krenar për vendosjen e raporteve afatgjata miqësore dhe respektimit reciprok ndërmjet dy vendeve e që mund të shërbejnë si shëmbull në rajon. Ai ka theksuar përkrahjen të cilën Shqipëria ia ofron me vazhdimsi Malit të Zi në plotësimin e agjencës euroatlantike dhe përpjekjeve që të bëhet pjesë kolektive e sigurisë duke përkujtuar se Shqipëria është ndër vendet e para e cila ka ratifikuar protokolin për antarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ministri i mborjtjes të Malit të Zi në veçanti ka theksuar rëndësinë e asocimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në aleancë, si garanci më e mire për paqë dhe stabilitet në këtë pjsë të Evorpëes , është kumtar nga Ministria e mbrojtjes.

Boshkoviq është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe njëheri ka shprehë  falenderime për gatishmerinë e Shqipërisë që të ndihmojë në asgjesmin e tëpricës së armatimit si dhe bashkëpunimin intensivë të ministrisë malazeze të mbrojtjes  me Akademin e mborjtjes në Tiranë. Kodheli është shprehur e inkurajtuar me dinamikën e forcimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral duke shprehur gatishmerinë e ministrisë së mbrojtjes të  Shqipërisë që të jap kontribut edhe më të madh në bashkëpunimin me ministrinë e mbrojtjes të Malit të Zi, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes të Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!