Gjeloshaj: Tuzi Komunë e plotë pa referendum, për disa ditë Qeveria aprovon ligjin

Funksioneri i Alernativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, ka dalur me një deklaratë për media ku njofton se, propozim ligji i cili e definon Tuzin Komunë të plotë pa referendum është gati dhe deri në fund të muajit do të aprovohet nga Qeveria.

Gjeloshaj thotë që Alternativa Shqiptare, për here të parë ka nënshkruar një Marreveshje me partin në pushtet, dhe si rezultat i saj ata janë shumë optimist për faktin që Malësia po behet Komunë e plotë, shkaku kryesor për të cilën vetë Alternative Shqiptare është themeluar si subjekt.

Ne si subjekt jemi shumë të vendosur që edhe në të ardhmen të marrim pergjegjësitë për të përmirsuar situatën e popullit shqiptar, jo me fjalë boshe e populizëm, por me punë konkrete, shprehet Gjeloshaj.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të Gjeloshaj:

Të nderuar miq,

Ju e dini se unë kam ndarë me ju çdo ngjarje të rëndesishme për shqiptarët në Mal të Zi.
Kjo që po ndaj me ju sot, padyshim është një nga çështjet më të rëndesishme dhe më jetike, sidomos për zonën e Malësisë. Fjala është për Komunën e Pavarur te Tuzit me ingerenca të plota sikur të gjitha Komunat tjera në Mal te Zi.

Ju e dini shumë mirë se unë dhe Genci Nimanbegu, në kohën kur isha deputet në Parlament, kisha votuar kundër ligjit i cili definon Tuzin e Malësinë si Komunë Jo të plotë. Poashtu, me ndihmën e kolegut Nimanbegu për herë të parë arrita që në procedurë parlamentare të procesoj Ligjin, që definon Tuzin e Malësinë, Komunë të plotë, JO me Referendum, por në Parlament pëmres ndryshimit të ligjit.

Poashtu ju jeni të informuar, që një nga kërkesat primare të Koalicionit “Shqiptarët e Vëndosur” ishte që Tuzi të bëhet Komunë e plotë, pikërisht përmes ndryshimit të Ligjit pa referendum.

Alternativa Shqiptare, si dhe Koalicioni “Shqiptarët e Vëndosur”, sidomos koheve të fundit kemi punuar shumë për Ligjin në fjalë, dhe përfundimisht mund të pohojmë që Ligji përgjithësisht është gati.

Unë personalisht, në emër të “Shqiptarëve të Vëndosur” , kohëve të fundit kam qenë në takime të shumta me ministrën e Administrimit Publik, znj.Pribilloviq, e cila edhe do te jetë propozuese formale e ligjit ne fjalë, për të cilin në thelb jemi dakorduar si projekt propozim.

Shumë të nderuar shpejt pritet që ligji në fjalë të kaloj Komisionet gjegjëse në Qeveri dhe deri në fund të muajit, Qeveria do t’a aprovoj si projektligj, të njëjtin do t’a dërgoj në Parlament për verifikim.

Opinioni i gjerë e din shumë mirë që Alternativa Shqiptare, për here të parë ka nënshkruar një Marreveshje me partin në pushtet, dhe si rezultat i saj jemi shumë optimist për faktin që Malësia po behet Komunë e plotë, shkaku kryesor për të cilën vetë Alternative Shqiptare është themeluar si subjekt.

Pa hyrë në detaje tjera, mua sinqerisht me vjen shumë mirë që popullata shqiptare në Mal të Zi çdo ditë e më shumë po e ka të qart se çfare na ka sjellë politika e vjetër e politikaneve të deshtuar gati tre dekada me radhë…

Ne si subjekt jemi shumë të vendosur që edhe në të ardhmen të marrim pergjegjësitë për të përmirsuar situatën e popullit shqiptar, jo me fjalë boshe e populizëm, por me punë konkrete. Mendojmë se edhe pas angazhimit tonë të deritanishëm, ekzistojnë rezultate konkrete, natyrisht që ato nuk janë të mjaftueshme, por premtojmë që edhe në të ardhmen do të kemi pune konkrete me rezultate pozitve për integrimin e plotë të shqiptarëve, si popull autokton në trojet e veta në Mal te Zi.

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!