Kuvendi i Kosovës ratifikoj marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

Në përpjekjen e pestë gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës nën tymin e gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes ka arritur që me 80 vota pro të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Në votimin për demarkacion kanë marr pjesë 92 deputetë,derisa me 2/3 e votave është ratifikuar marrëveshja e kufirit me Malin e Zi,derisa kanë qenë vetëm 11 deputetë që kanë votuar kundër.

Me këtë votë pro demarkacionit, Kosovës i hapet rruga për liberalizmin e vizave.

Ndryshe edhe sot është hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes.

Votimi ka ardhur pas një debati disa orësh i mbajtur të martën në Kuvendin e Kosovës, ku pati akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar, deputetët e VV-së, Grupi i Pavarur i Deputetëve që ishin pjesë e VV-së, kurse deputetët e Listës Serbe e bojkotuan këtë votim.

14:12

Vetëvendosje me gaz lotsjellës pengon votimi për Demarkacionin (Video)

Foto: Beta/AP

Gazi lotsjellës ka ndërprerë për herë të dytë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Në këtë formë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes hedhjes së gazit lotsjellës po përpiqet që ta pamundësojë votimin për ratifikimin e demarkacionit.

Policia dhe sigurimi kanë ndërhyrë në sallë, dhe kanë kontrolluar disa nga ulëset në të cilat qëndrojnë ulur deputetët e Vetëvendosjes.

Aktualisht Kuvendi shkoi në pauzën e detyruar, pasi që në sallë, përderisa nuk filtrohet ajri, nuk ka kushte për punë.

Ndërprerja e seancës me anë të gazit lotsjellës është dënuar nga pjesa tjetër e spektrit politik që përfaqësohet në Kuvend.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!