Nënkryetari i Komunës nga Partia Boshnjake

Me zgjedhjen e kryetarit të Komunës, janë krijuar kushtet për organizimin e detyrave që do të kryhen nga organet e qeverisjes lokale, kryetari Abedin Axhoviq thekson se kjo do të bëhet në periudhën e ardhshme. Megjithatë, ai nuk tregoi se cilët funksione janë premtuar me marrëveshjen e koalicionit.

Mënyra dhe procedura e emërimit të kryetarëve të organeve dhe zyrtarëve lokal përcaktohen me dispozitat e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe administratori kryesor, kryetarët e organeve ose drejtuesit e shërbimeve të posaçme emërohen nga kryetari, në bazë të konkursit publik.

Nënkryetarët e komunës emërohen nga kryetari me pëlqimin e Kuvendit, ndërsa Sekretari i Kuvendit emërohet nga Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kuvendit, në përputhje me kushtet e parashikuara nga ligji i lartpërmendur. Sa i përket afatit kohor për formimin dhe organizimin institucional të punës, Ligji për kryeqytet përcakton afatin prej gjashtë muajsh, – tha Axhoviq.

Këshilltari i partisë boshnjake Hidajet Kallaç, thekson se ende nuk është definuar se cilat funksione do tu takojnë, por që më heret kanë ranë në parim dakord.

Me shum gjasa do të kemi funksionin e nënkryetarit të komunës dhe disa nga sekretariatet, varet nga kuadri i disponueshëm, tha Kallaç./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!