Ishte obligim ligjor i Podgoricës – Ulqini i vjen në ndimë komunës së Tuzit

Në bashkëpunim me komunën e Ulqinit, dhe me vullnetin e tyre të mirë, sot u bë dezinfektimi i pjesëve më të ndieshme të komunës së Tuzit.

Përpos qendrës u bë edhe dezinfektimi i pikave ku qytetarët tonë shkojnë për tu furnizuar, njoftuan nga komuna e Tuzit.

Mjaftoi vetëm një thirrje telefonike dhe zjarrëfiksat e Ulqinit te jenë këtu, për çka u jemi mirënjohës kryetarit z. Loro Nrekiqit dhe komandantit te zjarrfiksavë, z. Saubih Mehmeti. Ata punuan deri vonë mbrëmë, për të kryer obligimet ndaj qyretarëve të vet, për tu liruar që sot të jenë në sherbimin tonë, njoftuan nga komuna e Tuzit.

Gjeloshaj: Ishte obligim ligjor i Podgoricës – Nga e hënja edhe për këtë problem ne do të kemi zgjidhje!

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit

Të nderuar qytetarë,

Ishte obligim ligjor i Podgoricës, mirëpo nuk kishim mundësi t’i presim më!
Podgorica vazhdon me neglizhencë, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për pastrimi e qytetit.

Nga e hënja edhe për këtë problem ne do te kemi zgjidhje!

Falenderojmë përzemërsisht komunën e Ulqinit për përkrahje!

Sinqerisht,

NGJ

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!