Bajraktari: PDS në Ulqin ekziston vetëm në letër

Me kënaqësi të madhe lexojmë edhe këtë herë njoftimin qesharak të PDS-së. Sigurisht e kuptojmë që nuk ka njeri nga PDS-ja që dëshiron të qëndrojë pas me emër dhe mbiemër mrapa kësaj deklarate plot të pavërteta.

Por meqenëse këshilli juaj në Ulqin ka pasur vështirësi kohërave të fundit dhe hapjet e zyreve të juaja në Ulqin janë shndërruar në fiasko, nuk na ka habitur as fakti i njoftimit të juaj pa adresë.Ju kujtojmë edhe një herë: PDS-së në Ulqin do të ketë rezultatin më të keq në histori. Qytetarët e Ulqinit e dinë shumë mirë se si keni punuar për komunën tonë dhe kështu do të ju denojnë  kësaj radhe. Ju do të fitoni të njëjtin numër mandatesh sa numri juaj në fletëvotim.Dhe ne vazhdojmë rrugëtimin tonë.

I treguam me Valdanos, me Kripore, me sezonin turistik dhe urën mbi Bunë se si punohet për Ulqinin. Natyrisht, ambiciet tona nuk mbarojnë me kaq. Ne duam të jemi komuna më e pasur në Mal të Zi. Mundet Ulqini, munden qytetarët e qytetit më të bukur në botë!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!