Koalicioni “Fillim i Ri” ka një program superior dhe njerëz që do ta zbatojnë atë në praktikë. Kjo shihet dhe ndihet në çdo hap në gjithë territorin e komunës së Ulqinit.
Ne kemi kontakte, tubime dhe tribuna të përditshme me qytetarët e Ulqinit dhe jemi të njohur si njerëz që bashkëbisedojmë, shprehin mendimet dhe qëndrimet tona duke bërë dialog.
Kjo i referohet edhe pjesëmarrjes tonë në debate mediatike, siç do të jetë rasti në Radio Televizionin e Malit të Zi.
Ky është televizion ku thehen dhe përjashtohen të gjithë parimet objektive të gazetarisë dhe shërben si mjet promovimi i partisë i të së cilës është pronë.
Ne jemi kundër faktit që qytetarët të informohen në mënyrë subjektive dhe nuk duam t’i japim legjitimitet kësaj dukurie dhe ky është shkaku kyç i mosardhjes sonë.