Të jesh një qytetar i mirë, me qëllim të mirë dhe besnik i Malit të Zi të sotëm nuk do të thotë vetëm të kuptosh dhe të mbështesësh, por edhe të luftosh për idenë se ai mund të forcohet, të përparojë vetëm si një shtet demokratik, qytetar dhe laik.
I vetmi nacionalizëm që është i nevojshëm sot në epokën e re të Malit të Zi është patriotizmi kushtetues. Vetëm në këtë mënyrë përparojnë të gjitha vendet perëndimore. Nga përkatësia etnike mund të jemi malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, myslimanë, kroatë, romë etj., por sipas nacionalitetit kushtetues, si qytetarë të Malit të Zi, Mali i Zi është mbi të gjitha.
Kur i drejtohemi vetes si banorë të Malit të Zi, shohim se vetëm një shtet qytetarë, antifashist dhe laik është formula më e mirë për një jetë të qetë dhe të pasur për të gjithë ne. Për një shoqëri të tillë janë të papranueshme pa përjashtim të gjitha format e shovinizmit, etnofiletizmit dhe intolerancës, thuhet mes tjerash në tekstin autorial të Nikollë Gegaj, anëtar i Komisionit për afirmimin e identitetit shtetëror në Këshillin Kryesor të DPS të Malit të Zi