Tre ministra nga partitë shqiptare?

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë kësaj jave duhet të prezantojë konceptin dhe programin e punës së qeverisë së re. Sipas mediumit “Vijesti”, në Qeveri priten të jenë tre ministra që vijnë nga partitë parlamentare shqiptare.

Sipas raportimit, Qeveria e re e Malit të Zi do të propozohet të ketë 18 ministri.

Partitë parlamentare shqiptare pritet të marrin tri dikastere – Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, atë të Shkencës dhe Shoqërisë Digjitale dhe atë të Administratës Publike.

Siç shkruan “Vijesti”, Marash Dukaj mund të jetë emri që nga Alternativa Shqiptare do të zë njërin vend ministror.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, nuk do të jetë në qeverinë e re, por siç ka paralajmëruar do të mbetet në pozitën e kryetarit të Komunës së Tuzit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!