Vuçiq: Mali i Zi dhe Kosova nesër do të marrin përgjigje me pasoja afatgjate

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nesër në Këshillin e Sigurisë, Kosova dhe Mali i Zi do të marrin përgjigje që do kenë pasoja afatgjate, shkruan “B92”.

Ai në tubimin parazgjedhor tha se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurisë do të bëhet fjalë për efektet e luftës dhe gjithçka që po ndodhë në Evropë edhe në botë.

“Sot qeveria malazeze (e atë nuk e pat bërë as Gjukanoviq) ka ndaluar votimet në Berane dhe vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria Kurti ka kërkuar ta pranojmë pavarësinë e Kosovës për të organizuar zgjedhjet. Nesër Mali i Zi dhe Kosova do të marrin përgjigje e njerëzve serioz dhe përgjegjës, por do të jetë me pasoja afatgjata”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shprehur edhe parashikimin e tij lidhur me konfliktin në Ukrainë dhe vlerësoi se nuk përjashtohen konflikte më të mëdha se vetëm të dy vendeve.

Shperndaje