Të prëmtem me 22 prill me fillim në ora 11:00, QKI “Malësia” Tuz me rastin e Ditës ndërkomëtare të Tokës organizon LIGJERATË EKOLOGJIKE me temën “Thesari kulturor dhe bukuritë në kanjonin e lumit Cem”.
Ligjerues do jenë: dr Zlatko Buliq, Agjensioni për mbrojtjen e mjedisit, Nikollë Dukaj, profesor i gjeografisë dhe Shtjefën Ujkaj, admirues i Lumit Cem.
Në përfundim të ligjeratës të pranishmëve do të ju ndahet falas fotoalbumi më këtë tematike në CD.
Më 23 prill 2016, ora 20:00 nën organizimin e QKI Malësia në Tuz , Bibliotekës Kombëtare ”Radosav Ljumovic” Podgoricë dhe OJQ Instituti për Zhvillimin e Kulturës –Tuz, do të zhvillohet aktiviteti për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit me temë ”Libri, udhërrëfyes në jetë”.
Do të flasin:
-Arjeta Fërlushkaj, punonjëse e Biblotekës Universitare Shkodër studiuese e letërsisë
-Doriam Koçi, nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë
-Eljon Doçe, pedagog në Universitetin e Tiranës
-Haxhi Shabani, shkrimtar dhe studiues, anëtar i ”Art Club”, Ulqin
Moderatore do jetë Liridona Sinishtaj.
Me këtë rast Biblioteka “Radosav Lumoviq” dega e Tuzit ka ofruar anëtarësim falas për të gjithë nxënësit dhe studentat nga Malësia.
Gjithashtu në kuadër të këtij aktiviteti artisti nga Malësia Nusret Gjokaj do të paraqes një mini-ekspozitë kushtuar 23 prillit./Malësia.ME/