Takim Thaçi – Cungu: Avancim i marëdhënjeve të mira mes Malit të Zi dhe Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu.

Gjatë bisedës dypalëshe fillimisht Presidenti Thaçi dhe Kryetari Cungu i uruan njëri tjetrit marrjen e detyrës së re dhe zhvilluan bisedimet më tutje për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të Ulqinit dhe Kosovës, si dhe ruajtjen dhe avancimin e marëdhënjeve të mira në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Presidenti Thaçi e siguroi kryetarin e Ulqinit se shqiptarët e Malit të Zi do të kenë vazhdimisht mbështetjen e tij personale dhe të Republikës së Kosovës.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi është një urë e rëndësishme komunikimi dhe lidhjeje mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi dhe Cungu në kuadër të bisedimeve u dakorduan që të bisedojnë me perfaqësuesit relevant të Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi  lehtësimin e qarkullimit të turistëve në kalimin kufitarë të Muriqanit, ku radha e makinave gjatë sezonit veror është shumë e gjatë dhe qytetarët presin me orë të tëra./Mal;sia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!